E zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe në kanal, gjendet e pajetë një grua

E zhveshur nga mesi e poshtë dhe…

Gjatë ditës së djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës u gjet një grua e pajetë. E ndjera po kërkohej prej disa orësh nga familjarët, ndërsa është gjetur e vdekur në kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Bëhet e ditur se gruaja është konstatuar pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe. Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj. Viktima njihej si një person me probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me të gjithë banorët e zonës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit