E zhytur në depresion?! Beatrix “përmendet” pas 4 ditëve: Do t'i hidhesha sërish Donaldit

E zhytur në depresion?! Beatrix “përmendet” pas…

Që prej mbrëmjes së 21 janarit kur doli nga shtëpia e Big Brother, Beatrix Ramosaj nuk është parë në asnjë deklaratë apo ekran televiziv. Madje ajo nuk u shfaq as në “Fan Club” një traditë e çdo banori për të qenë edhe njëherë në intervistë për eksperiencën e e tyre në Big Brother.

Pas 4 ditësh, Beatrix duket se ka gjetur kohën e mjaftueshme për të shkarkuar emocionet negative që herë pas here i përmendte. Pas më shumë se 100 ditësh ajo është rikthyer në rrjetin e saj “Instagram” për të falenderuar këdo që e mbështeti në atë rrugëtim.

Në një letër të hapur ajo pranon që ka kaluar një gjendje të rënduar psikologjike. Ajo është ndalur në një analizë të gjatë duke e nisur me familjen, fansat, banorët e mbetur në BBV e duke e mbyllur me Donnaldin dhe vijimin e romancës së tyre.

“Dua ta nis me këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes.

Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohë që të ri-gjej gravitetin tim.

Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve, terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha.

Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe sic e thashë në sfidën e lajmeve, i qëndroj mendimit që ai duhet të fitojë BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë.

I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro dhe deri diku ata kundër – Duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një shoë ku ndjekësit janë lidh me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithe ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse @donaldveshaj do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prap.  Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!”, shkroi Beatrix.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit