E zuri korrenti ndërsa rregullonte çatinë, humb jetën 45-vjeçari

E zuri korrenti ndërsa rregullonte çatinë, humb…

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme duke punuar në një banesë private në qytetin e Maliqit.

Raportohet se shtetasi Leonard Ymeri nga fshati Goskovë i Korçës ka qenë duke punuar për riparimin e kësaj shtëpie kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, kontakt që ka sjellë një gjendje të rëndë të 45-vjecarit.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme te personelit të spitalit të Korçës ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital.

Policia ka shoqëruar pronarin e banesës ku punonte i ndjeri Leonard Ymeri dhe po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit