E zuri korrenti, vdes 65-vjeçari në Shijak

E zuri korrenti, vdes 65-vjeçari në Shijak

Në Shijak ka humbur jetën një 65-vjeçar. Mësohet se ky i fundit ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe më pas ka ndërruar jetë. I ndjeri është identifikuar me incialet A.D.,. Ndërkohë pas konstatimit të trupit të pajetë, policia e shtetit po heton për ngjarjen.

Njoftimi:

Shijak/Informacion paraprak

Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit