E zuri poshtë masivi i dheut, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

E zuri poshtë masivi i dheut, humb…

Bardhi Brahimaj, 40-vjeçari me origjinë shqiptare me banim në Lurate Caccivio ka humbur jetën.

Sipas medias italiane Il Giorno Brahimaj humbi jetën pasi e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte në vendin e punës.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16.20 në një kantier rruge në lokalitetin Gironico ku po punohet për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh.

Ai po punonte brenda gropës kur masa e tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe e zuri poshtë.

Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit