E zuri poshtë pema e ullirit që po priste, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

E zuri poshtë pema e ullirit që…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës të së shtunës në Korfuz të Greqisë, ku një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke prerë ullinj, në momentin kur e ka zënë poshtë një trung i pemës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

U desh ndihma e zjarrfikëses që të nxirrej trupi i 45-vjeçarit, ndërsa më pas auto ambulanca e dërgoi në morgun e qytetit.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me vdekje.

45-vjeçari jetonte në Korfuz bashkë me familjen dhe tre fëmijët e tij prej tre dekadash. Ndërsa akoma nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit