E zuri poshtë porta e shtëpisë, i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçarit në Bathore

E zuri poshtë porta e shtëpisë, i…

Sot, familjarët, të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit 7-vjeçarit Rifat Hysen Begu, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pasditen e së shtunës.

Vogëlushi, nxënës i shkollës “Halit Çoka”, humbi jetën pasi u zu poshtë nga porta metalike e banesës. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku mjekët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Fatkeqësisht, 7-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi i trishtë ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, ndërsa ka tronditur edhe bashkëmoshatarët, mësuesit dhe komunitetin ku Rifat jetonte.

Sot, në një ditë të mbushur me dhimbje, familja, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 13:00, në Bathore, aty ku 7-vjeçari jetonte së bashku me familjen e tij.

U prehsh në paqe, Rifat i vogël!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit