E zuri traktori poshtë, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Greqi (Emri+Foto)

E zuri traktori poshtë, kush është 20-vjeçari…

Mediat greke raportuan mesditën e së dielës për humbjen tragjike të një 20-vjeçari shqiptar, të cilin e zuri traktori poshtë teksa punonte në shtetin fqinj.

20-vjeçari është Driols Mema, nga Lezha, i cili kishte zgjedhur të punonte në emigrim për një jetë më të mirë.

Fatkeqësisht jeta e tij u pre në mes, nha mjeti i punës që me të cilat siguronte të ardhura.

Kujtojmë që ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e të dielës në Meglatano, Atlanti. Sakaq, pronari i ofroi ndihmën e parë shqiptarit, por për fat të keq ai nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai lajmëroi autoritetet greke, por kur ato mbërritën ai kishte ndërruar jetë.

I riu shqiptar u dërgua në morg, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij. /Shekulli

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit