Edhe 80-vjeçari në Krujë kapet me kanabis, mbjellë mes luleve në oborr

Edhe 80-vjeçari në Krujë kapet me kanabis,…

Fshatarët e Krujës nuk janë ndalur përballë operacioneve policore dhe kërcënimeve për arrestim, për të mos mbjellë këtë vit fidanët e rinj të kanabisit, bimës narkotike.

Policia e Krujës i gjeti në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk, një burri 28 vjeç, disa fidanë kanabisi të mbjellë, të cilat ia shfarosi. Ndërsa, pronarit të tyre B.C. i vuri prangat dhe e mori me vete.

Po duket se përfitmet e mira të kanabisit nuk joshin vetëm të rinjtë në moshë, por edhe më moshuarit.

Në të njëjtin fshat, në Larushk, Policia i gjeti edhe një 80-vjeçari me iniciale I.C. mbjellë në oborr si lule, fidanët kanabisit mjellë në kubikë. Mirëpo, për shkak të moshës së thyer, 80-vjeçari u la procedua dhe u la në shtëpinë e tij.

Dosjet e të dyve, si 28-vjeçarit, edhe e 80-vjeçarit,  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit