Edhe babai i gazetarit të njohur me COVID-19? I biri bën postimin prekës: Bonu i fortë T'at e çohu nesër…

Edhe babai i gazetarit të njohur me…

I prekur nga koronavirusi para disa ditësh, lajm të cilin ai vetë e bëri publik në rrjetet sociale, gazetari Berat Buzhala, sot ka dhënë një tjetër njoftim jo më pak “tronditës”.

Me anë të një postimi tjetër në Facebook, gazetari pasi ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, ka shkruar një postim prekës për babain e tij.

Sipas Buzhalës, edhe i ati i tij në Kosovë, po ashtu është pozitiv me koronavirus.

Dhe si duket gjendja e tij nuk është dhe aq e mirë, pasi gazetari i lutet të bëhet i fortë dhe të ngrihet ditën e nesërme.

Ai ironizon personat që mendojnë se COVID-19 është shpikje dhe shpreh habinë ndaj shtetit që s’reagon në këtë betejë, duke marrë rolin e spektatorit.

Ja postimi i gazetarit Berat Buzhala në profilin e tij në Facebook:

“Naten e mire T’at

Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket.

E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja.

Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc.

(Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat.

Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lufte qe tashme ka fillu.)”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit