Edhe Danimarka mendon si Pipero: Futbollin do e riktheja të parin!

Edhe Danimarka mendon si Pipero: Futbollin do…

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist tani është kthyer në një personazh shumë të njohur në vendin tonë për shkak të pandemisë së krijuar në Shqipëri dhe se na ka informuar shumë herë se si të kujdesemi nga koronavirusi.

“Të ishte për mua, futbollin do e riktheja të parin. Që virusi të përhapet, do të duhet që mes dy futbollistëve të ketë kontakt për më shumë se 15 minuta”, është shprehur Pipero.

Por, diçka e tillë është e pamundur në ndeshje futbolli dhe në Danimarkë Universiteti i Aarhus ka bërë një studim.

Nikolas Knudsen, Manuel Thomasen dhe Thomas Bull Andersen, nga Departamenti i Shëndetit Publik,  kanë marrë 14 ndeshje të Superligës daneze dhe kanë studiuar lëvizet që bëhen.

Ajo që vërehet është se një futbollist qëndron pranë një tjetri maksimalisht deri në 90 sekonda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit