Edhe drejtor, edhe tregtar “bimësh dekorative”

Edhe drejtor, edhe tregtar “bimësh dekorative”

Armand Ndreca, vëllai i deputeti socialist Eduart Ndreca është ndaluar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se ai kishte një magazinë kanabisi e cila u zbulua ditën e sotme në fshatin Kashnjet të Lezhës.

Në të u gjetën Policia gjeti rreth 3 mijë bimë narkotike të mbjella në vazo, që ngroheshin përmes 50 llambave dhe një sistemi ventilimi që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike.

Armand Ndreca u kap bashkë me Armel Nikdukaj, i cili është kunati i Ndrecës dhe Elvis Shpellzai.

Para dy vitesh, policia arrestoi vjehrrin e Ndrecës, Ramiz Nikdukaj, pasi kishte ngritur një ‘shtëpi bari’. Djali i tij, Armel Nikdukaj u arratis në atë kohë. Në këtë rast dyshohet se vëllai i deputetit ishte pronari i drogës.

Vëllai i deputetit të PS, Armando Ndreca është edhe punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit