Edhe luleshtrydhet nuk shiten, fermerët: 50 lekë kg

Edhe luleshtrydhet nuk shiten, fermerët: 50 lekë…

Dhjetëra fermerë kultivues të lulështrydheve në Fier janë ngritur këtë të shtunë në protestë, pasi prodhimi nuk po u shitet.

Fermerët e ardhur nga fshatra të ndryshëm të njësisë administrative Frakull, tregojnë se ky është viti më i keq për ta pasi nuk ka ndodhur kurrë më parë që çmimi i tyre të jetë 50 lekë për kg në këtë periudhë. Ata tregojnë se produktet e tyre janë bio dhe pa pesticide.

Kultivuesit e këtij fruti kanë kundërshtuar dhe pikat e grumbullimit, të cilat sipas tyre e vendosin çmimin sipas preferencës, teksa i kërkojnë institucioneve të ndërhynë për të normalizuar situatën. Ata kanë kërkuar gjithashtu marrjen e masave për mbështetjen me financim nga qeveria, pasi kjo gjendje po i falimenton.

Fermerët tregojnë se kjo situatë ka ardhur për shkak të mbiprodhimit në tregjet vendase, të cilat kanë bllokuar eksportet nga Shqipëria me pretendimin se produkti nuk është cilësor. Nga protesta ata kishin një thirrje për Ministrinë e Bujqësisë, për ngritjen e komisionit për kontrollin e pesticideve që qarkullojnë në farmacitë bujqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit