“Edhe më kishte thënë babi bëhu inxhiniere”/ Artistët “masakrojnë” ministren e Ramës

“Edhe më kishte thënë babi bëhu inxhiniere”/…

Deklaratat e ministres Anila Denaj, se këngëtarët duhet të mendojnë të punojnë në ndërtim ka bërë që rrjeti të shpërthejë në ironi.

Vetë artistët i kanë konsideruar si qesharake dhe nonsens. Ndër të parët që ka reaguar ishte Renis Gjoka, i cili ka shkruar në “Instagram”. “Ose po bën humor, ose është karagjoze si e gjithë dora e këtyre. Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem duke qeshur?”.

Menjëherë pas tij kanë reaguar edhe këngëtarë të tjerë, të cilët kanë komentuar në postimin e Gjokës.

“Unë them ta kapim shpejt se do mbetemi dhe pa ndërtim”, ka shkruar Eranda Libohova me ironi.

Aurela Gace, shkon edhe më tej me ironinë e saj, ku shkruan: “Edhe më kishte thënë babi bëhu inxhinere, apo mos e ka fjalën për lekët e palosura që kemi tani, edhe ti pastrojmë”!

Ndërsa Eugent Bushpepa shkruan: “E kam shpenzuar rrogën e luftës nga qeveria për të blerë një metrapik. Më gjeni cdo ditë tek Brryli nga ora 7:30 deri në 17:30. Bëj dhe zhbllokim pusetash.”

Këto janë vetëm disa nga komentet e shumta, që pasojnë deklaratën e ministres Denaj.

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit