"Edhe minjtë ushqehen mirë në Prefekturën e Durrësit"

“Edhe minjtë ushqehen mirë në Prefekturën e…

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania një video nga ambientet e jashtme të Prefekturës së Durrësit, ku shihet një mi pranë një koshi mbeturinash, mes mbetjeve ushqimore.

Sipas denoncuesit, prania e mbetjeve ka krijuar kushte që tërheqin brejtësit, duke ngritur shqetësime për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e zonës.

Përshëndetje JOQ. Tek Prefektura e Durrësit edhe minjtë ushqehen bollshëm. Aq shumë ushqim ka, sa një mi doli nga koshi me ushqim në gojë“, shkruan qytetari me ironi në mesazhin e tij.

Pamjet kanë ngjallur reagime në rrjet, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë kujdes për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e ambienteve publike, në mënyrë që të shmanget prania e brejtësve dhe problemet që mund të sjellin për higjienën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit