‘Edhe nëse më lutet nuk kthehem’, pas deklaratës së Donaldit, reagon Bora Zemani

‘Edhe nëse më lutet nuk kthehem’, pas…

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Donald Veshaj ka folur pas ndarjes nga Bora Zemani.

Në emisionin “Binjakët”, ai u përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa dhënë ndonjë rëndësi lidhjes me Borën.

Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i kutet.

Mësa duket, këto fjalë kanë kaluar në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur të reagojë në rrjete sociale.

Teksa ka ndarë një foto në “Instagram”, ajo ka shkruar:

“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit