“Edhe nga Kukësi edhe gangster…”, shoku i Learit denoncon sjelljen e policëve

“Edhe nga Kukësi edhe gangster…”, shoku i…

Miki i Lear Kurtit, të riut që humbi jetën disa ditë më parë në komisariatin e policisë nr.3 në kryeqytet, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.

Gjatë një emisioni televiziv ai u shpreh se ka parë policët teksa dhunojnë shokun e tij. Mes të tjerash miku i Learit njëherazi edhe dëshmitar i ngjarjes tregon se 32-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në komisariat.

Sipas tij, ka kërkuar të ndihmojë Kurtin, por policët nuk e kanë lejuar. Ai është ankuar për dy nga efektivët e policisë.

Sipas tij një polic i ri në moshë i kishte bërë rolin e “gangsterit” duke i thënë se ai se njihte mirë se kush ishte. Ai shprehet se një efektiv tjetër e ka ofenduar duke i thënë “je edhe nga Kukësi edhe gangster”.

“Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës”, u shpreh miku i Lear Kurtit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit