Edhe plazhi publik në Dhërmi i jepet privatit? Çadrat me pagesë pushtojnë bregdetin

Edhe plazhi publik në Dhërmi i jepet…

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për zënien e një pjese të hapësirës publike në bregdet, duke treguar se një segment plazhi që deri pak ditë më parë ishte i lirë për pushuesit, tashmë është duke u shfrytëzuar nga subjektet private.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për zonën mes hotelit “Morina Palace” dhe resortit “Drymades Inn”, ku deri javën e kaluar hapësira ka qenë plazh publik.

Qytetari shprehet se aktualisht një pjesë e këtij segmenti është zënë nga privati dhe janë vendosur çadra pikërisht në zonën që më parë përdorej nga pushuesit pa pagesë.

Ai kërkon verifikimin e situatës nga institucionet përgjegjëse, për të parë nëse vendosja e strukturave dhe përdorimi i kësaj hapësire është bërë në përputhje me rregullat dhe lejet përkatëse.

Denoncuesi shprehet se hapësirat publike të plazheve duhet të mbeten të aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe kërkon ndërhyrje për të shmangur kufizimin e aksesit në bregdet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit