“Edhe sa bijë nënash duhet të bien ‘kurban’ që për rrugën në Tropojë të merren masa”

“Edhe sa bijë nënash duhet të bien…

Banorët e komunës Margegaj në Bajram Curr u zgjuan sot të tronditur nga një aksident tragjik i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

20-vjeçari Erimsjan Gjoçaj humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte me shokun e tij bashkëmoshatar doli nga rruga dhe u përplas me shtyllat e ndriçimit.

I riu humbi jetën direkt në vendngjarje, ndërsa miku i tij shofer, u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë te spitali i Traumës.

Për aksidentin, banorët e zonës thonë se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës por edhe e ngadalësuesve të shpejtësisë pasi edhe më parë në të njëjtin vend kanë ndodhur aksidente tragjike.

Pak muaj më parë, JOQ ALBANIA ka denoncuar gjendjen e rrugës “Azem Hajdari” që kalon përmes fshatit Margegaj dhe që lidh qytetin “Bajram Curri” me parkun Kombëtar “Valbonë”.

Banorët e zonës thonë se në këtë aks rrugor automjetet lëvizin me shpejtësi mbi 200 km/h pasi aty nuk ekziston asnjë lloj mase parandaluese për shpejtësinë e lartë.

Por edhe pse kanë kaluar muaj që nga ky denoncim, Bashkia e Tropojës nuk ka marrë asnjë masë dhe një 20-vjeçar humbi jetën sot.

Banorët vazhdojnë të bëjnë ankesa në bashki, por justifikimi i kryetarit është: “Duhet ta rregullonte kryetari para nesh”.

Ata thonë se nëse aksidenti do kishte ndodhur gjatë ditës tragjedia do ishte më e madhe pasi aty ka shumë lëvizje.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje persa i perket aksidentit ne Tropoje eshte aksi rrugor ku ju kemi shkruajtur dhe vjet per te. Per munges te sinjalistikes rrugore dhe munges e policeve te shtrire ne ate segment ka ndodhur aksidenti

fiks nje muaj me pare ne si qytetar i jemi drejtuar Edhe Kryetarit te bashkis Bajam Curr por sic shihet duhet te pergjaket cdo cm e asaj rruge qe te merren masa!Edhe sa bij nenash duhet te bien “Kurban” qe te merret ndonje mase?! Ai ka thene pse si keni thene kruetarit tjeter qe ka qene para nesh

Me 23 gusht 2023 ju kemi shkruajtur per ate aks edhe ju dhe prap skan bere asgje se skan frike nga shteti pushtetaret aty se jan vet “Shtet” fiks ktu ka ndodh aksidenti

po te kishte ndodh diten do kishte pase me shume viktima pasi aty eshte edhe Mulliri i rrethit Tropoj ku nenstop qendrojn makinat e fugonat e fshtrave per te lene misrin (dmth ajo zon eshtw plot kalimtare nenstop)//JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit