Edhe stilistët kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të trupit, Bebe Rexha jep mesazhin e rëndësishëm: Më pëlqen të ha, çdo...

Edhe stilistët kanë refuzuar të punojnë me…

Bebe Rexha ka folur gjithmonë hapur për format e saj trupore, që shpesh janë bërë shkak për paragjykim nga persona të tjerë. Më herët ajo ka rrëfyer se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit të saj dhe formave të kolme. Mirëpo këto fjalë nuk kanë ndikuar asnjëherë tek artistja, përkundrazi e kanë bërë ta dojë akoma më shumë trupin e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk e ka patur problem që të flasë hapur në lidhje me format e saj trupore. Ajo shpeshherë ka rënë pre e paragjykimeve nga persona të tjerë, ku madje edhe stilistë kanë refuzuar që të punojnë me të, pikërisht për shkak të formave të kolme.

Por pavarësisht të gjithave, artistja e famshme ka vendosur që të ecë përpara dhe ta dojë edhe më shumë trupin e saj. Një ditë më parë, Bebe ka vendosur që të japë një tjetër mesazh shumë të rëndësishëm për fansat e saj dhe jo vetëm. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të ndihen mirë nën lëkurën e tyre.

Këngëtarja e famshme ka postuar në “Instagram” një foto të saj, ku bien në sy linjat trupore dhe ka shkruar dy fjalë për të gjithë ata që duan të duken si yjet e televizionit. Rexha ka treguar se dhe vetë më herët përpiqej të ndiqte imazhin e tyre, por tashmë ka kuptuar se duhet thjesht të japë më të mirën dhe të ndjekë ritmin e trupit të saj.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe Rexha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit