Edhe të krishterët agjërojnë Ramazanin, "Të faI qetësi dhe kënaqësi shpirtërore"

Edhe të krishterët agjërojnë Ramazanin, “Të faI…

Dy vajza nga showbizi shqiptar edhe pse nuk i përkasin besimit islam kanë vendosur të agjerojnë në muajin e ramazanit. Ky veprimi i tyre ka shkaktuar debat në rrjet me ndjekësit që kanë ndarë këndvështrimet e tyre mbi vendimin e vajzave.

Ledjana Prenga, ish-protagonistja e “Përputhen” e shndërruar prej kohësh në një trajnere të suksesshme fitnesi wshtw njw prej tyre. Ajo është shprehur se është katolike e prej shumë vitesh agjeron dhe ndihet shumë mirë, si nga ana shpirtërore po ashtu edhe nga ana fizike.

“Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore. Pastaj, nuk është viti i parë që agjëroj por po përmirësohem nga viti në vit”, është shprehur ajo.

Një tjetër e famshme që ka vendosur të veprojë njëjtë është edhe Aleksia Peleshi.

E kam studiuar goxha islamin dhe kam gjetur shumë parime që përshtaten me parimet e mia dhe vlerat që dua të transmetoj prandaj disa rregulla të islamit i kam bërë pjesë të përditshmërisë sime. Agjërimin përveç për solidaritet me shoqërinë time, më pëlqen ideja e të empatizuarit me të varfërit. Agjërimi të mëson si të jesh mirënjohëse për gjërat që në jetën e përditshme i merr për të mirëqena. Të mëson për vlerën e bukës, ujit”, është shprehur ajo përmes rrjetit social TikTok.

Agjërimi, agjinimi ose ninimi në Islam, është ushtrimi i vetëpërmbajtjes ndaj ushqimit dhe pijes. Agjërimi në muajin e Ramazanit është e katërta nga Pesë Shtyllat e Islamit.
Përveç përmbushjes shpirtërore, agjërimi sjell edhe të mira në aspektin shëndetësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit