Edhe turizmi shqiptar ‘infektohet’ me Covid-19/ Humbje në miliarda nga pandemia...

Edhe turizmi shqiptar ‘infektohet’ me Covid-19/ Humbje…

Pas gjithë sektorëve të ekonomisë që Covid-19 ka goditur më së shumti në vendin tonë, edhe sektori i turizmit nuk ngelet pas.

Për shkakt të Covid-19,  turizmi llogaritet 1 miliard euro humbje.

Për çdo turist që do të mungojë këtë sezon, Shqipëria do të humbasë mesatarisht 53 euro në ditë.

Kjo shifër rritet ndjeshëm për të huajt dhe duke konsideruar që fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë.

 Kjo për një humbje totale të pritur prej mbi 1 miliard euro, para që në të kundërt do të shkonin për akomodimin, shpenzime në bare, restorante, markete dhe shërbime të tjera.

Në Himarë, ky parashikim i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, është duke u ndjerë në xhepat e bizneseve që punojnë vetëm 3 muajt e verës.

Një pjesë e madhe e dhomave në strukturat akomoduese të qytetit kanë qenë bosh, si pasojë e rezervimeve të munguara nga jashtë dhe fuqisë ekonomike në rënie të shqiptarë.

Çdo verë në Himarë zbarkon edhe një armatë e tërë e të punësuarve sezonalë, që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të siguruar të ardhura.

Por këtë herë, edhe për ata, gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Në një vit të vështirë si ky me shumë pasiguri, çdo para e munguar do të përkthehet në vështirësi më të mëdha financiare.

Kjo do të prekë në vijim  qindra mijëra punëtorë të lidhur me industrinë e goditur më fort në Shqipëri.

/Burimi: A2CNN/Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit