Edi Paloka mbërrin pranë banesës së Berishës, pritet që ish-kryeministri të shoqërohet nga dhjetra mbështetës në Kuvend

Edi Paloka mbërrin pranë banesës së Berishës,…

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së ka mbërritur pak minuta më parë pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse në selinë blu Lulzim Basha ka thërritur mbledhjen e grupit parlamentar, pak përpara se në Kuvend të nisë seanca e parë parlamentare për legjislaturën e dhjetë.

Me këtë lëvizje të tij Paloka duket se zyrtarizon qëndrimin kundër vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin nga grupi parlamentar të PD-së të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pritet që të mbërrijë sot në Kuvend i shoqëruar nga një grup mbështetësish, ndërkohë që dje hodhi idenë dhe për një lëvizje të re politike.

Kundër vendimit të Bashës u shprehën disa deputetë të PD-së si Flamur Noka dhe Bujar Leskaj, ndërkohë që rezerva shprehën edhe deputetë si Albana Vokshi apo Oerd Bylykbashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit