Edi Paloka: Sot rithemelojmë PD, jemi demokratët e rrebeshit!

Edi Paloka: Sot rithemelojmë PD, jemi demokratët…

Pas hyrjes së Berishës në stadium dhe entuziazmit që u përcoll, pas hyrjes së Berishës, Kuvendin e ka hapur Edi Paloka. Që në nisje të fjalimit, Paloka mes ovacioneve të delegatëve dhe mbështetësve u shpreh se sot do të rithemelohet PD, ndërsa theksoi se ata janë demokratët e rrebeshit.

Paloka:

Ne jemi demokratët e rrebesheve të tjerët le të shkojnë tek shampanja. Kjo ditë do të hyjë në histori. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të ’90 isha një prej atyre që themeluan PD-në. Ne jemi mbledhur për të rikthyer PD-në tek fitorja. Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Kjo ditë do hyjë në historinë e Partisë Demokratike dhe të gjithë shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit