Në një lëvizje të papritur që ka lënë pa fjalë shqiptarët, kryeministri Edi Rama ka shpallur një teori të re: dhuna policore gjatë protestave nuk ekziston. Sipas kreut të qeverisë, ajo është thjesht një legjendë urbane…
Gazi lotsjellës ka qenë thjesht aromaterapi dhe shkopinjtë e gomës kanë shërbyer për “përqafime vëllazërore” por janë keqkuptuar.
Sipas kësaj teorie të re zyrtare, ngjarjet e dhunshme në bulevard nuk janë gjë tjetër veçse iluzioe.
Sipas Ramës, çdo tentativë e forcave të rendit për të ushtruar “kontakt fizik” në fakt përbën një përqafim terapeutik vëllazëror, i cili fatkeqësisht keqinterpretohet nga protestuesit për shkak të adrenalinës së tepërt.
Por ka vetëm diçka reale në këtë mes, legjendat urbane kanë prodhuar mavijosje reale në trupat e qytetarëve…