Edi Rama-fermerëve: Taksë po nuk punuat tokën!

Edi Rama-fermerëve: Taksë po nuk punuat tokën!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama realizoi një takim me fermerët në Dvoran të Korçës. Ai tha se ata fermerë që nuk do të punojnë tokën do t’ju vendoset taksim i lartë.

Më tej, Rama shtoi se qeveria tashmë kanë nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat.

Kryeministri tha se nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetë. Sipas tij duhet të shfrytëzojmë çdo metër tokë

“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vetë, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit