“Edi Rama hëngri darkën që kushtoi 10 mijë $ me ish-agjentin e FBI-së”

“Edi Rama hëngri darkën që kushtoi 10…

Këto të dhëna i ka zbuluar vetë ish e dashura e Charles McGoniagal në një intervistë, por që pohon se ia ka thënë edhe FBI-së. 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga marrëdhënia dhe takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. 

Ka qenë vetë ish e dashura e McGonigal, Allison Guerriero, e cila në një intervistë për rrjetin amerikan, One America News ka treguar se FBI e kishte pyetur për lidhjet e tij me Edi Ramën. 

“FBI më besoi. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, por nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”, deklaroi ajo.

Guerriero tha se në këtë skandal janë edhe persona të tjerë të përfshirë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’. 

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen”, tha Guerriero.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit