Edi Rama: Kandidatët e PS-së janë si shalqinj me provë

Edi Rama: Kandidatët e PS-së janë si…

Kryeministri Edi Rama është rikuperuar shpejt nga ndërhyrja kirurgjikale dhe ka vijuar fushatën elektorale për vendoret e 14 majit. Nga Mallakastra ai ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij, të cilët i quan si shalqinj me provë. Këtë frazë e përdori teksa fliste për Qerim Ismailin e Mallakastrës, por duke nënkuptuar edhe kandidatët e tjerë nga lista e socialistëve.

Qerimi është shalqi me provë. Ka dhe një shalqi më të madh me vete në Tiranë që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen mes kandidatëve tanë dhe kandidatëve të zorrës qorre, është të mos jesh në rregull” – tha Rama gjatë fjalës së tij.

E në fakt kryeministri ka të drejtë kur thotë se kandidaët e tij janë si shalqinj me provë. Për të paktën 4 vitet e fundit shqiptarët i kanë provuar shalqinjtë e kryeministrit nën drejtimin e bashkive. Kanë provuar Erjon Veliajn, Pjerin Ndreun, Emiriana Sakon, Artur Bushin, Gledian Llatjan, Sotiraq Filon etj, sesi kanë lëshuar tendera me flamur të kuq e sesi kanë shpenzuar më shumë para për një shërbim që mund të kryhej edhe me shpenzime modeste.

Në listën e shalqinjve me provë hyjnë edhe kryebashkiakët e arrestuar: Fatos Tushe, Agim Kajmaku, Ervis Roshi, Lefter Alla, e të tjerë. Prova më e qartë sesi është abuzuar me paratë e taksapaguesëve shqiptarë dhe si është shpërdoruar pushteti vendor. Madje edhe vete kryeministri Edi Rama mund të cilësohet si një shalqi, të cili shqiptarët kanë 10 vite që e provojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit