Edi Rama "kokë më kokë" me Veliajn për propagandë, do mbjelli pemë në muajt prill-maj

Edi Rama “kokë më kokë” me Veliajn…

Pasi u mbaruan premtimet dhe ato të cilat premtuan nuk i realizuan, socialistët kanë zgjedhur të bëjnë fushatë me pemë. Kryeministri Edi Rama do të nisë të mbajë lopatën në dorë më shumë se Erion Veliaj. Qëllim është i qartë, thyerja e rekordeve mediatike e propagandistike të kryebashkiakut të Tiranës, në prag të zgjedhjeve.

Që kur erdhi në pushtet, Rama premtoi 300 mijë vende pune, ujë 24 orë dhe ulje taksash. Asgjë nga këto premtime nuk u mbajt, pasi shqiptarët po enden në emigrim për një vend pune, po mbushin ujë me bidona dhe po paguajnë më shumë taksa për buxhetin e shtetit.

Të gjithë këtë dështim, socialistët do t’a mbulojnë duke mbjell pemë. Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të bëjnë fidanët e gropat gati për fushatën elektorale. Ndonëse periudha e duhur e mbjelljes së pemëve është stina e vjeshtës e deri në periudhën 2 javë pas shkrirjes së ngricave, kryeministri mjafton që të bëjë show mediatik.

E këto pemë të mbjella në muajin prill dhe maj, ka rrezik të përfundojnë si palmat e mbjella në autostradën Tiranë – Durrës. Asgjë nuk është e konsultuar me ekspertët e fushës, por e këshilluar me zyrën mediatike të propagandës politike. E nëse prisni ulje çmimesh të ushqimeve dhe kostos së jetesës, ky nuk është një premtim i qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit