Edi Rama 'kopsit' edhe mandatin e tretë, Parlamenti voton ndryshimet kushtetuese me 106 vota pro, 10 deputetë kundër

Edi Rama ‘kopsit’ edhe mandatin e tretë,…

Nga një parlament qesharak dhe të jashtëligjshëm askush nuk mund të priste mrekullira…

Ashtu sikundër pritej, ndryshimet kushtetuese në kohë pandemie u bënë realitet ku me me 106 vota pro dhe 10 kundër, parlamenti votoi sot, ndërsa 6 deputetë kanë munguar në seancë.

Me shumicë votash parlamenti miratoi sot marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

Ai synonte ndryshimet në nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive, si dhe të vendoset një prag për ndarjen e mandateve.

Tashmë është zyrtare, Shqipëria është vendi i dytë në botë që ndryshon Kushtetutën e vendit, në kohë pandemie, pas Rusisë së Vladimir Putinit.

Synimi i tyre kryesor është që të heqin koalicionet parazgjedhore. Po ashtu ndryshimet sanksionojnë hapjen e pjesshme të listave.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit