Edi Rama nuk e do votën e lirë, ju lutet grave: Nëse burrat s'na votojnë ne, mbyllini në shtëpi

Edi Rama nuk e do votën e…

Edi Rama ka dhënë një mesazh dhe një metodë kërcënuese për ata të cilët nuk votojnë kandidatët e Partisë Socialiste. Duke kërkuar që vota të përqendrohet nga partia e tij, kryeministri ka dhënë “zgjidhjen” se çfarë mund t’u bëhet atyre që votojnë për opozitën. Nga Pogradeci Rama i ëshët drejtuar grave të këtij qytetit, por njëkohësisht të gjithë grave në Shqipëri, duke i kërkuar t’i mbyllin burra në shtëpi në 14 maj.

Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Pra Rama kërkon që ndaj atyre të cilëve Partia Socialiste nuk u duket bindëse për t’u votuar, t’u hiqet e liria e lëvizjes dhe e drejta e votës. Me pak fjalë kryeministri kërkon që vota e shqiptarëve kundër tij të digjet sesa të shkojë në favor të focave të tjera zgjedhore.

Ky mesazh mund të shërbej edhe për bandat kriminale të cilat me lista në duar mudn të detyrojnë qytetarët të qendrojnë në shtëpi ditën e votimeve. Më herët ka pasur akuza nga opozita se shumë qyetarëve u është marrë karta e identitetit para zgjedhjeve, disave u është bërë presion të mos votojnë e të tjerëve u është mbyllur vërtet dera nga persona të panjohur. Qëllim sipas zërave të atëhershëm ka qenë mos pjesëmarrja në votime e atyre të cilëve nuk kanë votë të sigurtë për Partinë Socialiste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit