Edi Rama nuk lejon gazetarët e Kosovës t’i bëjnë pyetje

Edi Rama nuk lejon gazetarët e Kosovës…

Kryeministri Edi Rama nuk ka lejuar gazetarët e Kosovës që t’i drejtojnë pyetje, gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, në një postim në Facebook.

Sipas tij, në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për ti bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

Më tej, ai ka treguar se pyetjet e tyre kanë qenë rreth Kosovës, marrëveshjes përfundimtare, dialogut, liberalizimit të vizave dhe Open Ballkan.

“Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane. Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj”, ka shkruar gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit