Edi Rama: Paga minimale 60 mijë lekë, nuk na zë gjumi pa e rritur

Edi Rama: Paga minimale 60 mijë lekë,…

Edi Ramën ka nisur ta mos e zëri gjumi për shqiptarët këto kohët e fundit. Deri në muajin nëntor, kryeministri fliste për krizë, për luftën, e quante Putinin fajtor që shqiptarët po e blinin vajin e gatimit 400 lekë dhe naftën 250 lekë për litër. Madje kërcënoi shqiptarët se nëse nuk kursenin energji elektrike do t’u rriste çmimin në faturë për çdo kilovatë të harxhuar më tepër se fasha e propozuar. E gjithë kjo luftë me krizën, me ekonominë dhe me luftën, befas është zbehur në fushatë elektorale.

Që prej muajit shkurt Rama nuk flet më për luftë, por për mirëqenie, më progres ekonomik dhe për më shumë para në xhepat e shqiptarëve. Ndonëse në kundërshtim e ligjin, rriti pagat e punonjësve të shtetit, u dha shërblime pensionistëve, rriti pagën minimale dhe tani po vijojnë premtimet për më shumë rritje ekonomike.

Tashmë Rama po luan ende me pagën minimale duke premtuar në mes të fushatës elektorale se asnjë shqiptar nuk do të paguhet nën 60 mijë lekë të reja. Ambicja për pushtet te socialistët duket e lartë dhe po përpiqen që në këtë muaji fushate, t’ia paraqesin vendin shqiptarëve si fushë me lule, por pa ditur nëse pas zgjedhjeve do të jetë vërtet kështu.

Kishim pagën minimale më të ulët në rajon. Sot jemi të tretët në rajon për pagën minimale dhe do ta çojmë ta rrisim në 45.0000 brenda mandatit dhe pa shkuar në 60.000 nuk na zë gjumi sepse nuk mjafton” – tha Rama në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit