Edi Rama për Goron e Himarës: Flinte gjumë, hëngri dru publikisht dhe tani është shembull

Edi Rama për Goron e Himarës: Flinte…

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e bërë nga kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, për situatën me mbetjet në territorin e bashkisë që ai drejton.

Ama një vit më parë ishte vetë Rama që e bëri shembull publikisht Goron.

“Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”, tha Rama ndër të tjera një vit më parë.

Gjatë një takimi sot me kryebashkiakët në kuadër Forumit për Mbetjet, Edi Rama ka thënë se Jorgo Goro ka ngrënë dru publikisht dhe sot është bërë shembull.

“Nuk do ishte çudi të mos ishte këtu. Ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht. Shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm. Një punë që është për t’u marrë shembull”, u shpreh sot Edi Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit