Edi Rama për largimin e të rinjve nga Shqipëria: Është trend

Edi Rama për largimin e të rinjve…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Korcë. Ai u shpreh se nëse të rinjtë duan të provojnë emigrimin mund të largohen nga Shqipëria.

Sipas tij, largimi i të rinjve është një trend historik që e kanë kaluar të gjithë vendet. Rama tha se nëse mendoni se pa rininë nuk ka të ardhme, e keni gabim.

Kryeministri i është përgjigjur dhe deklaratave të opozitës për “plakjen” e popullsisë ku shpreh se është djallëzore nga ata që e përdorin. Më tej , Rama krahasoi vendin me Italinë ku tha se shteti fshqinj humbet çdo vit 500 mijë bebe.

Rama: Një vajzë si ju mund të thotë pse të rri unë këtu të pres 20-30 vjet që ne të bëhemi njësoj si Gjermania. Nuk ke çfarë i thua fare. Je i lirë të shkosh ta provosh. Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjithë vendet. Ky avazi “plakja-plakja” është djallëzor nga ata që e përdorin gjithë kohës, duket sikur këtë taksirat e ka vetëm Shqipëria.

Po ju them shikoni Italinë.Çfarë problemi ka me plakjen. Humbet çdo vit 500 mijë bebe, ulje e lindshmërisë. Shikoni se çfarë problemi kanë me fshatin, lëvizjen nga fshati në qytet. Shikoni Spanjën, 12 mijë mjek mungojnë në Spanjë. 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja.

Nuk thonë se po ikin se kemi pagën e ulët, por do na dali pensioni i ulët.Unë kush më thotë që në Shqipëri s’ka të ardhme, do t’i them që je gabim. Kush më thotë që në Shqipëri nuk mund të bësh dhe nuk mund të arrish atë që meriton, e ke gabim. Le të shkojnë ta provojnë. Bëjmë krahasime me pagat se ata i kanë të larta.

I kanë ata pagat më të larta, por shikoni sa i kanë shpenzimet. Bëni llogaritë dhe shihni se sa ju mbetet në fund.I mbetet në fund diçka, por ajo që mbetet në fund është ajo që mbetet me gjak. Ndërsa përsa i përket fakteve konkrete, ja ku i keni, i keni këtu.

Nuk ka shans që dikush që niset, të fitojë çerekun e asaj që fitojnë këta të rinj këtu në Korçë. Është e mundur. Shikoni rastet e atyre që kthehen. Pse kthehen? Çfarë bëjnë ata? Bëjnë sukses duke shfrytëzuar eksperiencën që kanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit