Edi Rama për Shqipërinë në krizë: Askush mos ta vërë në dyshim që unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën

Edi Rama për Shqipërinë në krizë: Askush…

Qeveria shqiptare tërhiqet nga vendimi për të aplikuar fashën e energjisë 800 kWh.

Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve, Rama ka thënë se fasha nuk do të aplikohet nga 1 tetori, pra nesër.

Sipas tij, qytetarët kanë reflektuar dhe po kursejnë energji, e Fierza po ashtu ka pasur prurje të mira.

Kryeministri u sigurua të tregonte se sa të jetë ai në krye të qeverisë, konsumatorët shqiptarë  nuk do të preken nga kriza.

“Për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg. Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë. 

Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KËH dhe sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra.

Ulja e temperaturave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWH të mos hyjë në fuqi më 1 tetor”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit