Edi Rama po mban peng Reformën Zgjedhore

Edi Rama po mban peng Reformën Zgjedhore

Do të duhej të kishte përfunduar në 31 maj, por Edi Rama vendosi të bllokonte marrëveshje për përfundimin e Reformës Zgjedhore, duke urdhëruar Damian Gjiknurin që të mos pranonte asnjë propozim të opozitës, për të cilët më parë ishte dhënë dakordësia.

Edhe pse me ndërhyrjen e fuqishme ndërkombëtare, Rama u arratis nga Shqipëria, për të gjetur alibinë e pengimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Pas pengesave të mazhorancës, opozita ka këmbëngulur sërish për të përfunduar reformën zgjedhore.

Një ditë më parë, dy përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër mazhorancës ku i kërkojnë që të takohen ditën e sotme në orën 17:00.

‘Përshëndetje

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për ccështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Keshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.

Përfaqësuesit e Opozitës

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili’, thuhej në letrën e dërguar dje.

E që nga mbrëmja e djeshme e deri më tani nga mazhoranca nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën për tu mbledhur sot.

Edi Rama doli për më shumë se 2 orë live ne ekrane dhe nuk dha një përgjigje nëse do të lejonte që mazhoranca të ulej sot në tryezë më opozitën për të përfunduar reformën zgjedhore e duke mbajtur peng dhe këtë reformë që është një nga kushtet e BE-së dhe Gjermanisë për të nisur diskutimet e negociatave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit