Edi Rama po na merr fytyrën/ Media e njohur italiane: Artisti që kërkon pushtet shkatërroi natën Teatrin Kombëtar

Edi Rama po na merr fytyrën/ Media…

Skandalet e Edi Ramës, po dëmtojnë Shqipërinë edhe në Europë.

Janë mediat italiane ato që pasqyrojnë veprimet arbitrare të kryeministrit shqiptar.

Media “La Repubblica” në një artikull të gjatë, shkruan se gjatë fshehtësisë së natës, kryeministri piktor vendosi të shembë teatrin, dhe gjatë ditës u mundua për t’i mbyllur gojën mediave.

Gazetari italian, Raffaele Oriani shkruan në artikull se ky skandal vjen vetëm për luftën për pushtet.

Pjesë nga shkrimi i Raffaele Oriani:

Kryeministri shqiptar i ka mbyllur gojën medias (ka shkatërruar Teatrin Kombëtar). Por nga ne dhe në Europë, mbeten ende përshtypjet e shkëlqyeshme. Përse? Kanë kaluar muaj të karantinës së lodhshme, që i dhanë mundësinë Shqipërisë të mbajë nën kontroll numrat nga pandemia, pavarësisht emigracionit të vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve. Në 17 maj, para se të kthehet në normalitet, ka edhe një gjë të fundit për të bërë. Në orën 4 të mëngjesit, në heshtjen e 70 netëve karantinë, shkatërron Teatrin në qendër të Tiranës. Skandali është gjigant, dëmi është i madh për imazhin e Edi Ramës, artisti që pas 11 viteve në Bashki dhe 7 viteve në qeveri, ende lufton për të qenë një politikan, ndoshta i pariparueshëm.

Ndërkohë, në artikull shprehet edhe analisti Afrim Krasniqi, i cili thotë:

Por a nuk ishte ai lideri model i nisur drejt zhvillimit ekonomik dhe Bashkimit Europian? Në Shqipëri le të themi se mandati i parë i qeverisjes iu dedikua punës. I dyti, pushtetit. Rama nuk bën përjashtim, dhe që prej rizgjedhjes në 2017-ën ai ka humbur vrullin reformator.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit