Edi Rama reagon për vdekjen e Lear Kurtit: Ne nuk kontrollojmë asgjë

Edi Rama reagon për vdekjen e Lear…

Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit në polici mbrëmjen e së mërkurës. Sipas ekspertizës ligjore paraprake 32-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi ka gëlltitur kokainë.

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës.

Sipas tij, opozita po tenton të nxjerrë njerëzit në protestë. Rama tha se janë pezulluar efektivët e policisë që shoqëruan në komisariat Kurtin.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe serioze policia ka pezulluar personat që mos jenë të përfshirë në asnjë proces.

Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizorëve. Në ato ekrane ku ju e shikoni. Megjithëse flasim për një regjim që kontrollon gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre.

Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan t’i nxjerrin rrugëve. Pasi në mëngjes dalin e vrau e vrau policia, del pasdite një deputet dhe tregon si regjimi i prish biznesin”, tha Rama nga Elbasani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit