Edi Rama: Satelitët 6 milionë dollarë do ndalojnë ndërtimet pa leje

Edi Rama: Satelitët 6 milionë dollarë do…

Gjatë ditës së sotme është firmosur marrëveshja për shërbimin satelitor, ku edhe vendi ynë do të  ketë satelitët e vetë në hapësirë. Bëhet fjalë për 2 satelitë, të cilët do të kushtojnë 6 milion dollarë Shqipërisë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ndihmën e satelitëve, ndërtimet pa leje nuk do të kenë mundësi më që të ndodhin. Sipas Kryeministrit, kjo do të luftojë edhe korrupsionin, pasi nuk do të lejojë inspektorët e ndërtimit dhe punonjësit e policisë që të tolerojnë ndërtimet pa leje.

Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit