Edi Rama shpall të dielën ditë zie për Greqinë, për gratë e vrara në Tiranë nuk thotë asnjë fjalë

Edi Rama shpall të dielën ditë zie…

E diela e 5 marsit do të jetë ditë zie në Shqipëri. Flamujt në institucionet kryesore të vendit do të ulen në gjysmë-shtizë në nder të viktimave në Greqi, nga tragjedia e përplasjes së dy trenave. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se tragjedia e shtetit fqinj i përket edhe Shqipërisë.

Mirëpo në Tiranë pati një tragjedi, jo aq të e madhe sa ajo në Greqi, por që tronditi opinionin publik. Një burrë rreth të dyzetave vrau tre gra dhe plagosi tre gra të tjera, teksa ishte nisur të kryente edhe një vrasje të katërt. Për pak orë me një kallashnikov në duar Dan Hutra terrorizoi Tiranën.

Për këtë ngjarje, kryeministri Rama nuk ka reaguar ende për të dënuar autorin apo për të gjetur gabime në kabinetin e tij drejtues. Dhjetra qytetarë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë por askush nuk i priti për t’u premtuar se drejtësia në këtë vend do të funksionojë.

Komentuesit po ashtu kanë reaguar në postimin e fundit të kryeministrit duke i rikujtuar atij se ministri i transportit në Greqi dha dorëheqjen pas tragjedisë, ndërsa në Shqipëri këto vendime politike nuk ndërmerren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit