
Ditën e djeshme Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi dy projektligje të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që kanë si objekt reformën e pagave në vend. Nga ky komision u vendos që paga mesatare për punonjësit e Administratës do të shkojë deri në 900 euro.
“Ne po bëjmë realitet një rritje pagash e cila deri pak vite më parë ishte e pamenduar, duke e çuar pagën mesatare në nivelin e 900 euro në harkun e një viti, me dy hapa, hapi i parë tani që ka filluar për një pjesë të administratës publike dhe hapi tjetër në fillim të vitit të ardhshëm; nga 530 euro që ka qenë paga mesatare në vendin tonë për administratën publike, në vitin 2024 ajo do të rritet në 900 euro”, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.