Edi Rama: S’kemi kandidaturë më të mirë se Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës

Edi Rama: S’kemi kandidaturë më të mirë…

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më tej, ai shtoi se për kandidaturën vendos kryesia e PS-së.

Rama tha se Kryesia e Partisë Socialiste e ka fjalën në bazë të të gjithave të dhënave që marrin nga territori.

Kryeministri tha se kandidaturat do të rishqyrtohen sërish.

Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë, unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër, në sensin që, më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. ”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit