Edi Rama u ka 195 milionë euro borxh shqiptarëve!

Edi Rama u ka 195 milionë euro…

Edi Rama u ka 195 milionë euro borxh shqiptarëve. Përveç mungesës së të ardhurave mujore në rritje, harxhimit të fondeve të buxhetit të shtetit në tendera abuziv dhe korruptiv, Edi Rama u ka borxh edhe drejtpërdrejt shqiptarëve të ndershëm. Të dhënat e  Ministrisë së Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura arrijnë në 195 milionë euro, pasi qeveria dhe bashkitë në tremujorin e tretë të vitit 2023 rritën borxhet me 15 milionë euro. Tre janë fushat kryesore ku qeveria ka detyrime të papaguara. Së pari, investimet në punët publike mbajnë peshën më të madhe të stokut të borxhit. Vlerat arrijnë në 118 milionë euro dhe përbëjnë rreth 60% të totalit të detyrimeve.

Qytetarët kanë paguar taksa për mirëmbajtjen e rrugëve, gjelbërimin, ndriçimin apo të tjera shërbime. Këto shërbime në disa raste janë bërë e në disa të tjera jo, por bashkitë u kanë mbetur borxh kompanive që kanë kryer punimet. Në këtë mënyrë rriten edhe më shumë taksat pasi vjedhja masive e bashkive me tendera fiktiv, bën që në buxhetet e tyre të mos mbeten para mjaftueshëm.

Në vendin e dytë, renditen vendimet gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve, të cilat llogariten në afro 37 milionë euro. Partia në pushtet ndjek të njejtën skemë, heqin nga puna çdo profesionist i cili nuk është anëtar i partisë dhe fusin në institucione militantët e tyre. Në këtë mënyrë krijohet një mungesë e meritokracisë ku të ndershmit hiqen nga puna apo bizneset që nuk pagujanë qokat e partisë, u shkojnë tatimet për t’i ulur qepenin, e të tilla manovra kërcënuese. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kenë fituar të drejtën me pushtetin, por ende nuk kanë marrë atë ç’ka u takon.

Pjesa tjetër e parave që duhet të likujdohen lidhet me sigurimet shoqërore, mallrat, mirëmbajtjen dhe të ardhurat personale. I dyshimtë dhe precedent për t’u hetuar është fakti se rritja e borxheve në periudhën qershor-shtator lidhet ngushtë me zgjedhjet lokale të 14 majit, fazë kjo kur investimet rriten për efekt elektoral. Po ashtu shumë vende pune u krijuar fiktivisht në administratë për të rritur numrin e rrogëtarëve në shtet, të cilët do të sillnin më shumë vota për partinë. Në këto kushte, shansi për të shlyer detyrimet e prapambetura në një kohë të afërt është thuajse zero, pasi thuajse pas çdo 3-mujor bilanci i borxheve rritet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit