Edi Rama: Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë!

Edi Rama: Unë s’jam i dërguari i…

Teksa ditën e sotme i luten shqiptarëve mos ta braktisnin më 25 Prill, pasi shtoi se është i vetëdijshëm për zhgënjimin që anembanë vendit ata mund të kenë me qeverisjen e tij në 8 vitet e fundit, Rama iu drejtua Zotit pasi mesa duket vetëm aty e gjen shpëtimin për gjendjen e mjerueshme në të cilën futi shqiptarët për dy mandate me radhë.

“Se të jem i sinqertë, PS e unë vetë s’jemi një zgjedhje ideale në këtë udhëkryq, s’jemi pa të meta, kemi plot, kemi bërë gabime që i dimë e me siguri që nuk i dimë, se janë sa të duash njerëzit e zakonshëm që një herë të paktën s’e kanë marrë nga ky shtet shërbimin që u takon sa i takon.”

Me një ton të zhytur në faj, për pak sa nuk iu lut shqiptarëve të mos “shkojnë në prehrin” e partive opozitare më 25 prill, por pyetja që bie është: A ka falje për atë që 8 vite zhyti Shqipërinë më thellë në llum, seç ka qenë e zhytur ndonjëherë?

Teksa pranoi se në mesin e PS ka “pisanjosë e batakçinj”, nuk i ktheu në asnjë moment sytë nga vetja.

“Ne s’jemi as një pyll pa derra se batakçinj e pisanjosë që e kanë njollosur emrin e kësaj partie ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë.”

Ndër të tjera tha:

”PS nuk është “kishë e xhami”, por as “pyll pa derra”. “Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë, as engjëll nuk jam e as është kjo që po vjen një zgjedhje mes engjëjsh e djajsh.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit