"Edi Ramës iu shoftë çdo gjë"/ Banorët e Bërxullës: Qeveria do të na marri tokën si komunizmi

“Edi Ramës iu shoftë çdo gjë”/ Banorët…

Për afro 6 muaj banorët e Bërxullës protestojnë për pronat të cilat do të jenë pjesë e projektit të autostradës Thumanë-Kashar. Shpronsimi i tokave të tyre sipas banorve po kryhet me 4 euro/ m2, një çmim qesharak sipas banorve. Ata kërkojnë që minimalisht tokat e tyre të shprohsohen me 9 euro/ m2, ose shteti t’u gjejë një tjetër tokë për të punuar në afërsi të banesave të tyre.

Mirëpo mes banorve, qeverisë dhe kompanisë koncesionare Gener2, nuk është arritur asnjë marrëveshje. Në këto kushte banrët kanë bllokuar sërish rrugën e Rinasit, një nga akset kryesore të lëvizjes së mjeteve. Banorët shprehet se durimi i tyre ka përfunduar dhe pa një zgjidhje sipas kërkesave të tyre, ata nuk tërhiqen.


“Na kanë mashtruar shtetit. Nuk ka zgjidhje për ne. Shteti po na mashtron. Po kërkojmë diçka legjitime. Po kërkojmë shpronësimin, rrugën. Të vijnë të ulen. Kërkojmë atë që na takon me të drejtën e Zotit, me të drejtën e ligjit.

Çfarë është ky shtet, kryeministri nuk mban përgjegjësi, ministrja nuk mban përgjegjësi.Kemi 6 muaj që protestojmë. Jemi të lodhur. Nuk do ta lirojmë rrugën. Nuk di do qejfi se i prishet interesi, leku.

Ky shtet për kë punon? Hipa në shtyllë për t’u vetëflijuar, policia më çoi në prokurori për ndjekje penale. Turp e faqe e zezë! Një nënë 63-vjeçare. Me votat e qytetarëve erdhi në pushtet Edi Rama. Dikur thoshte nuk zbret Sala nga kali, tani nuk po zbret vetë.

U bënë 6 muaj që protestojmë. Edi Ramës iu shoftë çdo gjë! Edhe asaj Belinda Balluku. Kanë ngrënë e kanë pirë në këtë fshat sa u ka dashur qejfi. Dijeni, komunizmi është më i poshtri në faqe të botës. Të vret, të merr pronën, nuk lë gjë pa bërë. Ku është ky SPAK, kjo gjykatë.

Edi Rama njeriu më i korruptuar i shekullit në botë. Gënjen, thotë e ka ministrja. Si mund të thotë kryeministri nuk e di. E ia fut aeroplanit. Shqipëria me këtë qeveri është e vdekur” – kanë thënë disa nga banorët.

Madje një protestues tentoi të vetëflijohej me benzinë, por u ndalua nga policia duke i larguar lëndën djegse. Banorët shprehen të gatshëm se do të shkojnë deri në flijim nëse nuk kompesohen me çmimin e tregut për pronat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit