Edi Reja: Mbyllja e kufinjve më prishi të gjitha planet me Kombëtaren

Edi Reja: Mbyllja e kufinjve më prishi…

Edi Reja duhet të ishte në Shqipëri ditën e sotme.

Por për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe mbylljes së kufijve të Shqipërisë me BE-në, Reja ka nu ka ardhur ende.

Mbyllja e kufijve e ka ndaluar Rejan në Itali, teksa i janë prishur edhe planet.

Ai duhet të grumbullonte lojtarët e rinj, të cilët më pas ndoshta do të ishin pjesë e ekipit të parë kombëtar.e

Reja është shprehur se kjo mbyllje e kufijve i ka prishur të gjitha planet, teksa shton se do duhet të presë edhe disa ditë për të kuptuar se çfarë do të ndodhë.

“Duhet të isha sot në Tiranë, pasi kisha organizuar një grumbullim me të gjithë të rinjtë e kampionatit vendas.

Ky grumbullim është një pjesë e një programi që do të zgjasë me vite.

Por për fat të keq na ndodhi kjo mbyllje e kufijve surprizë që do të na duhet të presë edhe 15 ditë për të kuptuar nëse do të mundem të vij atje apo jo.

Megjithatë, nëpërmjet video konferencave ne qëndrojmë në kontakt me të gjithë stafin dhe diskutojmë rreth lojtarëve që kemi dhe atyre që po mbajmë nën vëzhgim.

Por do të donim të ishim më në brendësi të futbollit shqiptar, për të parë elementët që janë mes viteve 2000 deri në vitet 2005”,- u shpreh fillimisht Reja.

“Jam duke ndjekur djem të rinj nga kampionati shqiptar dhe kampionate të tjerë, Zvicra, Franca, por ka edhe disa lojtarë në Gjermani që po ndjek.

Nuk janë të njohur ende dhe unë nuk mund t’i them emrat, pasi ka probleme me dokumentacionet e tyre sepse janë shqiptarë.

Por kanë lindur në shtete të tjera dhe janë pjesë e kombëtareve kua ata kanë lindur, për këtë arsye është pak delikate të flasësh për këtë gjë.

Do të mblidhemi në një video konferencë me të gjithë trajnerët e sektorit të të rinjve dhe do të shohim se si është situata.

Programi vazhdon edhe po nuk jam unë aty. Më pas do të njihemi me zgjedhjet e bëra.

Do të zhvillohen ndeshje që ne do të na i dërgojnë dhe ne do t’i shohim.”- tha Reja./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit