Edita Tahiri godet Ramën për nismën e Open Balkan: I vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

Edita Tahiri godet Ramën për nismën e…

Edita Tahiri ka komentuar sërish nismën e Ballkanit të Hapur dhe qëndrimin e Ramës.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, e ka cilësuar si nismë jo reale dhe ka thënë se Rama është i vetmuar dhe duhet izoluar.

‘Serbia po militarizohet dhe ka një qëllim nuk po ndodh kot. Rama injoron faktin se Serbia mohon gatishmërinë për njohjen e Kosovës. Dje po e justifikonte. Në shqiptarët duhet të ulemi në një mekanizëm konsultativ. Të ndërtojmë një platformë që parimesh për të mbrojtur interesat kombëtare.

Të mos lejojmë që Rama të vazhdojë të bëjë gabime. Vetëm ai kur provoi bashkë me Thaçin të prekë kufijtë e Kosovës mbetën të vetmuar. Tani Rama është i vetmuar në këtë punë. Nuk them të rrëzohet, por izolim ka mundësi.

Sepse ju keni edhe presidentin që ka kompetenca në politikën e jashtme, keni opozitën, për të dhënë së paku mesazhin Amerikës që Rama është i vetmuar në këtë projekt të Ballkanit të Hapur që ne e shijomë si kontribut për krijimin e Serbisë së Madhe,’-u shpreh Tahiri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit