Edita Tahiri paralajmëron destabilitet në Ballkan: Rama mbështet “Serbinë e Madhe”

Edita Tahiri paralajmëron destabilitet në Ballkan: Rama…

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka paralajmëruar destabilitet në Ballkan. Ajo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Tahiri kritikoi edhe BE që nuk po përshpejton integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas ish-zv.kryeministres, duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

 “Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit