Edith Harxhi flet pas humbjes në garën për kreun e PD: Mu kujtuan zgjedhjet në komunizëm ku votohej me foton e diktatorit, kanë votuar persona pa karta anëtarësie

Edith Harxhi flet pas humbjes në garën…

Edith Harxhi: Kandaidatët e tjerë nuk kanë pasur listat e anëtarësisë. Jemi të hapur që shkeljet e bëra t’i bëjmë publike sepse me mijëra anëtarë nuk janë lejuar të votojnë. Në disa qendra votimi ka pasur raste të vcotimit të parregullt. Janë shpërndarë karta anëtarësie deri më datë 13 qershor, ndërsa ka pasur persona që kanë votuar pa pasur karta anëtarësie dhe pa qenë fare në listë.

Kartat e reja të anëtarësisë, nuk ëprmbajnë elementë të sigurisë që mund të parandalojnë shkeljet e bëra. Vendimi për ti afruar zgjedhjet ishte arbitrar sepse mandati zgjaster deri në korrik dhe nuk kishim kohë të mjaftueshme ne dispozicion.

Në procesverbalin e nënshkrimit në Lezhë dhe Durrës, asnjë prej vëzhfuesve të mi nuk kanë nënshkruar procesverbalet pasi ka pasur shkelje të bëra gjatë procesit të votimit. Ndërsa në Kukës dhe Tropojë ku PD fiton gjithmonë, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët. Ka pasur raste kur janë përjashtuar vëzhguesit e kandidatëve të tjerë të PD-së dhe nuk janë lejuar të votojnë disa anëtarë.

Në shumicën e qendrave të votimit është votuar me foton aktuale të foton e kryetarit aktual, më kujtoi votimet që bëheshin ku shkonin në qendrat e votimit dhe kishin fotot e diktatorit në qendër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit